Lajme

LAJM I MIRË: Lirohet nga spitali foshnja e parë e cila doli pozitiv me COVID-19 në Kosovë

Autori: H. Smajli 13:14 | 14 July 2020

Pas një gjendje të mirë shëndetësore është liruar nga Klinika e Neonatologjisë, foshnja e parë e cila u infektua me virusin COVID-19 në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën inFokus, Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnvoci.

“Foshnja e parë e infektuar me COVID-19 në Kosovë është liruar sot nga Klinika pasi ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo foshnjë ka lind me 22 qershor dhe kishte dalë pozitiv me virusin COVID -19”, ka thënë Drejtori i Klinikës për Gazetën inFokus.

-Advertisement-

Ky ishte rasti i parë që një foshnjë në Kosovë ishte infektuar me virusin COVID-19.

Foshnja së bashku me të ëmën ishin drejtuar në QKUK me 7 qershor pasi kishin temperaturë dhe të dyja kishin rezultuar pozitivë pas testimit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera