Lajme

Lajm i mirë, Kosova anëtarësohet në këtë rrjet europian

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 26 November 2020

Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi ka njoftuar se Kosova është anëtarësuar në rrjetin europian GÉANT.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është një nga rrjetet më të mëdha dhe më të avansuara hulumtuese dhe arsimore në botë.

“Lajm i mirë për Kosovën, anëtarësohemi në rrjetin europian GÉANT. Sot gjatë qëndrimit në izolim mora një lajm të mirë, që Rrjeti Kombëtar i Kosovës për Hulumtim dhe Edukim sapo është pranuar në Rrjetin Evropian GÉANT, një nga rrjetet më të mëdha dhe më të avansuara hulumtuese dhe arsimore në botë që lidh më shumë se 50 milionë përdorues në 10,000 institucione në Evropë dhe që përkrahë të gjitha disiplinat shkencore”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Kuçi ka njoftuar se ky anëtarësim do të ndikojë edhe në avancimin e qasjes së studentëve në tema shkencore dhe bashkërëndim me botën perëndimore.

Ngritja dhe zhvillimi i Rrjetit Kombëtar të Kosovës për Hulumtim dhe Edukim dhe ndërlidhja e tij me GÉANT janë pjesë e Projektit për Ekonominë Digjitale të Kosovës, të financuar nga Banka Botërore dhe të zbatuar nga Ministria e Ekonomisë e Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera