Lajme

Lajm i mirë| Ja kur do jetë gati vaksina kundër koronavirusit në Kinë

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 26 April 2020

Drejtori i Qendrës së Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se vaksinat e koronavirusit mund të jenë gati për përdorim deri në shtator.

Dr. Gao Fu tha se vaksinat duhet të jenë të sigurta dhe efektive, duke shtuar se zhvilluesit mund t’i përdorin ato në grupe të veçanta njerëzish.

“Nëse do të kemi përsëri një shpërthim, vaksinat e zhvilluara rishtazi ende nën fazën e dytë ose të tretë të provave klinike mund të përdoren për disa grupe të veçanta, për shembull, punonjësit e kujdesit shëndetësor”, tha ai i cituar nga Radio e Jashtme e Kinës.

-Advertisement-

Dr. Gao tha se një vaksinë për publikun e gjerë edhe pse pritet të jetë gati në shtator, ajo mund të jetë në dispozicion vetëm në fillim të vitit të ardhshëm. Aktualisht në Kinë, po testohen dy vaksina në fazën e dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera