Lajme

LAJM I MIRË: Edhe dy të infektuar me Koronavirus në Kosova dalin negativ – janë fëmijët e 85-vjeçarit që vdiq

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 26 March 2020

Viktima e parë e Koronavirusit në Kosovë ishte një 85-vjeçar nga Dumnica e Podujevës.

E të infektuar në atë familje ishin edhe djali e vazja e tij, shkruan gazeae inFokus.

Mirëpo, këta të dy janë shumë mirë me shëndet dhe se janë afër shërimit.

Madje atij dhe motrës iu kanë dalur tashmë testet negative.

E për ta do të bëhet edhe një testim, që nëse del negativ atëherë i bie që janë shëruar nga Koronavirusi i ri.

Edhe nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, e ka konfirmuar se sot e ka marrë informatën se djali – që erdhi nga Italia dhe vajza e familjes Halitit kanë dalë negativë në testimin që iu është bërë.

 

Të tjera