Lajme

LAJM I MIRE : Banori nga Petrova e Shtimes, shërohet nga koronavirusi!

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 01 April 2020

Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, përmes një postimi të bërë bë Facebook ka njoftuar se personi i cili kishte dalë me testim pozitiv me koronavirus nga Petrova, është shëruar plotësisht.

Ismajli ka bërë thirrje që qyetarët  të vazhdojnë të qëndojnë në shtëpi, shkruan gazeta inFokus.

Ky është postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Të nderuar qytetarë,

Posa mbarova biseden telefonike, direkte me banorin e fshatit Petrovë të Shtimes, i cili po trajtohej në Kliniken Infektive në Prishtinë, i diagnostifikuar me COVID-19 dhe mësova se në testin e dytë që kishte ka rezultuar negative dhe së shpejti pritet të lirohet dhe të kthehet në shtëpinë e tij shëndosh e mirë.

Të shëruarit dhe familjes së tij ju dëshiroj gjithë të mirat, ndërsa banorëve të Shtimes dua t’ju përcjell porosinë se disiplina dhe përmbajtja e udhezimeve shperblehet me rezultate.

Andaj vazhdoni qëndrimin në shtëpitë tuaja.

Rri n’shpi!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera