Lajme

Lajm i mirë: Asnjë i vdekur nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 24 September 2020

Brenda 24 orëve në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i vdekur nga koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes raportit të fundit, shkruan Gazeta Infokus.

Përderisa gjatë kësaj periudhe janë infektuar 63 persona.

-Advertisement-

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 592 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në komunikatë.

Numri total i rasteve pozitive është 15.333 raste nga 64.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.730. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera