Lajme

LAJM I MIRË: 13 punëtorët e Urgjencës në Prishtinë rezultojnë negativ nga virusi COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 08 April 2020

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se 13 punëtorët shëndetësorë të Urgjencës në Prishtinë kanë dalë negative pas testimit të parë për koronavirus.  

Në njoftim thuhet se ata do të vazhdojnë izolimin edhe për disa ditë.

“Lajm i mirë – 13 punëtorët tonë shëndetësor të Urgjencës, vija e parë e ballafaqimit me Covid dhe sëmundje tjera në Prishtinë sot dolën negativ në testin e parë, pas kontaktit me të ndjerin S.N. Të gjithë kanë qenë me mbrojtje por kemi përcjellë të gjitha protokolet. Ata do të vazhdojnë në vetëizolim edhe disa ditë.”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera