Sport

Lajm i madh për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 18 October 2018

Numri i futbollistëve tanë që jetojnë në vende të ndryshme, por që po i bashkohen Kosovës është gjithnjë e më i madh.

Prej sot, pjesë e Përfaqësueses së Kosovës do të jenë edhe Shkëlqim Demhasaj dhe Mirlind Kryeziu, të cilët në konsullatën e Kosovës në Zurich, janë pajisur me pasaportat e Kosovës.

Si Demhasaj ashtu edhe Kryeziu kanë luajtur deri më tani për Përfaqësuesen e Zvicrës U21.

-Advertisement-

Dyshja ishte në pritje të pasaportave të Kosovës dhe kjo bëri që mos të grumbullohen për ndeshjet e muajit tetor ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe.

Demhasaj dhe Kryeziu pritet të jenë të grumbulluar në ndeshjet vendimtare të Kosovës ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit.

Në një prononcim për Telegrafin, sulmuesi Shkëlqim Demhasaj ka konfirmuar marrjen e pasaportës.

“Jam shumë i lumtur që pak qaste më parë kam marrë pasaportën e Kosovës.

Tani jam i gatshëm dhe në dispozicion për trajnerin Bernanrd Challandes në ndeshjet e nëntorit. Do të mundohem të jap më të mirën nga vetja për të shënuar shumë gola për Kosovën dhe për t’i bërë realitet ëndrrat e njerëzve tanë”, tha Demhasaj.

Sulmuesi shtatlartë deklaroi se ishte një vendim së bashku me familjen dhe agjentët e tij për të ardhur te Kosova.

“Kam marrë vendimin e duhur për të luajtur me Kosovën. Ka qenë një vendim i marrë së bashku me familjen dhe agjentët e mijë. Mezi po pres ta vesh fanellën më të bukur në botë, atë të Kosovës”, ka shtuar Demhasaj.

22-vjeçari e ka nisur mirë këtë edicion me Luzernin, ku në 12 ndeshje ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asistime.

Ndërkohë Mirlind Kryeziu që edicionin e kaluar fitoi Kupën e Zvicrës me Zurichun, ka luajtur shtatë ndeshje në Superligë dhe llogaritet si njëri nga mbrojtësi më të talentuar në shtetin helvetik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera