Sport

Lajm i keq për tifozët e Juves, pas operimit zbulohet sa do mungojë Demiral

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 14 January 2020

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral, operoi me sukses ligamentin në gjurin e majtë.

21-vjeçari turk u dëmtua në sfidën e fundit midis Romës dhe Juventusit, ku bardhezinjtë fituan me rezultatin 1-2 dhe u detyrua të linte fushën.

Ditën e sotme klubi i Juventusit dha njoftimin se Demiral është operuar me sukses nga kirurgu Tzurudis.

-Advertisement-

Sipas parashikimeve, Demiral do të mungojë rreth 6-7 muaj, duke humbur kështu sezonin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera