Sport

Lajm i keq për Real Madridin

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 25 September 2018

Ylli i skuadrës madriliane Isco do të ketë nevojë për një operacion në orët e ardhshme të ditës së sotme, që do të thotë se do të mungojë për ndeshjet e ardhshme, megjithëse ende nuk dihet se sa kohë do të jetë jashtë fushave të blerta, shkruan Gazeta inFokus.

Isco ishte titullar në fitoren ndaj Romës në Ligën e Kampionëve si dhe ndaj Espanyollit në La Liga, por tani do të jetë jashtë skuadrës për një kohë.

Real Madrid ka mbajtur seancën e rregullt stervitore ditën e sotme në Valdebebas përpara përplasjes së tyre me Sevilën pas çmimeve për më të mirin e botës të cilat përsëri u dominuan nga Los Blancos.

-Advertisement-

Pas seancës stervitore e gjithë skuadra kishte bërë një foto me fituesin Luka Modric, si lojtari më i mirë në botë. /Gazeta inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera