Sport

Lajm i keq për Liverpoolin, ja kur pritet të rikthehet Thiago

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 30 November 2020

Skuadra e Liverpoolit po përballet me lëndimet e shumta të lojtarëve në këtë sezon, shkruan Gazeta inFokus.

Trajneri Jurgen Klopp po e ka mjaftë të vështirë ta përgatitë formacionin startues në ndeshjet e muajit nëntor.

Njëri nga futbollistët që erdhi më shumë bujë në ‘Anfield’, Thiago Alcantara, ka më shumë se një muaj që nuk po luan për shkak të një lëndimi.

-Advertisement-

Mesfushori spanjoll u dëmtua në takimin që ‘The Reds’ e luajtën ndaj Evertonit me 17 tetor.

Që nga ajo kohë ai nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me kampionët aktual të Anglisë.

Sipas ‘Daily Mail’, Thiago do ti mungoj Liverpoolit deri në muajin janar edhe pse fillimisht lëndimi i tij nuk u duk aq serioz.

Alcantara u prit më shumë entuziazëm nga tifozët e skuadrës angleze, pasi ata pëlqejnë stilin e lojës së spanjollit, por deri me tani ata nuk kanë parë asgjë nga ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera