Lajme

Lajm i keq për Fatmir Limajn: Ja kush e thotë se partia e tij nuk e kalon pragun

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 15 October 2019

Ani pse u raportua se koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re numërojnë 5.02 për qind të votave të fituara pas rinumërimit të 82.49 për qind të votave nga 314 vendvotime, në orët e vona nga Lëvizja Vetëvendosje vjen një lajm jo i mirë në drejtim të Fatmir Limajt.

Sipas burrit të Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, që është zyrtar i Lëvizjes Vetevendosje, ka thënë se kjo parti (Nisma), nuk e kalon pragun e zgjedhjeve, dhe kësisoj kjo e fundit nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e ardhshme.

“Nuk e kalon. Natën e mirë”, ishin fjalët e Krasniqit, duke aluduar në Nismën Socialdemokrate.

-Advertisement-

Kujtojmë se lidhur me këtë rezultat, zëdhënësi për media i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se KQZ është duke publikuar në uebsajtin e saj rezultatet e rinumërimit të 314 vendvotimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera