Sport

Lajm i keq për Barcelonën: Ylli i skuadrës humb sezonin

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 04 May 2021

Skuadra e Barcelonës ka marrë një lajm aspak të mirë, shkruan Gazeta inFokus.

Bëhet fjalë për sulmuesin, Ansu Fati, i cili përveç së ka humbur sezonin sipas gjitha gjasave do të humb edhe Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në muajin qershor.

18 vjeçari ishte lënduar me 7 nëntor të vitit të kaluar ndaj Real Betisit, dhe që nga atëherë nuk ka mundur të rikuperohet.

Kujtojmë se Fati ishte operuar në gju dhe trajtimi i tij po vazhdon ende./Gazeta inFokus/

Të tjera