Rajoni dhe Bota

Lajm i fundit: Një polic i armatosur bllokon një spital në Londër

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 13 October 2020

Një polic i armatosur në Londer ka bllokuar spitalin e Shën Thomasit, derisa ka mbyllur të gjithë ata që ndodhen brenda objektit.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thonë se pacientët, infermierët dhe mjekët janë bllokuar brenda ndërtesës, derisa policia po pastron zonën përreth, shkruan Daily Mail- transmeton IndeksOnline.

Policia e Lambeth ka komentuar incidentin duke dhënë pak informacione lidhur me këtë rast: “Policia po merret me një alarm sigurie në Spitalin St Thomas ‘, SE1. Ne do të japim informacione të mëtejshme kur të dihet”.

-Advertisement-

Ura e Westminsterit është e mbyllur në të dy drejtimet e trafikut, ndërsa një kordon i madh është vendosur rreth zonës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera