Sport

Lajm fantastik te Napoli, kthehet Ghoulam

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 07 September 2018

Napoli merr lajmin e shumëpritur nga Fauzzi Ghoulam.Pas muajsh të tërë nëpër klinika, më në fund mbrojtësi i majtë i Napolit, Ghoulam është rikuperuar dhe do të vihet në dispozicion të trajnerit Ancelotti.

Algjeriani ka kryer vizitat e fundit në një klinikë në Itali dhe doktori që e operoi në gju ka konstatuar se dëmtimi është kaluar plotësisht dhe se lojtari mund të fillojë stërvitjen me grupin.

Kështu duke filluar që nga kjo fundjavë, Ghoulam do të stërvitet me skuadrën, në pritje për të rigjetur formën më të mirë fizike, përpara se të zbresë në fushë.

-Advertisement-

Ky është një lajm mjaft i mirë për Carlo Ancelottin, pasi që prej dëmtimit të Ghoulam, Napoli ka vuajtur vazhdimisht në krahun e majtë të mbrojtjes, prej nga kanë pësuar edhe shumicën e golave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera