Sport

Lajm fantastik për tifozët e Liverpoolit, ja kur pritet të rinisë Premierliga

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 28 March 2020

Premierliga është pezulluar deri në një datë të pacaktuar për shkak të përhapjes së coronavirusit në Angli, shkruan Gazeta inFokus.

Deri me tani ka pasur raportime të ndryshme, ku disa kanë thënë se duhet të anulohet kampionati, ndërsa ka pasur edhe të tjerë që kanë thënë se duhet të vazhdoj kur do që të përfundon epidemia e Covd-19.

Por, sot është marrë në konsideratë një mendim që Premierliga të filloj kur do që kalon epidemia, mos të anulohet kampionati, por të luhet pa tifozë.

-Advertisement-

Premierliga mund të rifilloj nëse nuk përkeqësohet edhe më shumë situata me coronaviurs.

Ky padyshim që është një lajm fantastik për tifozët e Liverpoolit, të cilët kanë pritur 30 vite për tu shpallë kampion dhe janë vetëm dy fitore larg triumfit, ku kanë mbetur edhe 9 ndeshje deri në fund./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera