Sport

LAJM FANTASTIK: Kosovës i shtohet edhe një stadium

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 18 April 2019

Kosova do të pasurohet edhe më një stadium.

Është komuna e Deçanit ajo që do të bëhet me stadium të ri.

Këtë gjë e ka bërë të ditur ministri i Kulturës së Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë i Gashit:

“Bashkë me deputeten Safete Hadërgjonaj, vizituam Komunën e Deçanit, me ç’rast me Kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nënshkrova memorandume për financimin e projekteve sportive dhe rinore në vlerë totale prej 650 mijë euro.

Projektet të cilat do të financohen nga MKRS-ja janë: “Përfundimi i Palestrës Sportive”, “Stadiumi i qytetit”, “Ndërtimi i Qendrës Rinore”, “Ndërtimi i fushës sportive në Irzniq” dhe “Ndërtimi i fushës sportive në Shaptej”.

Si në çdo komunë tjetër, edhe në Deçan po bëhen investime kapitale për përkrahjen e të rinjve dhe sportistëve. Përkushtimi ynë është që në Kosovë të kemi sa më shumë hapësira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe rinore, me qëllim të masivizimit të sportit në vend”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera