Lajme

Lajçku takon edhe Fatmir Limajn

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 14 October 2020

Në vazhdën e takimeve me liderët politikë në Kosovë, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur në zyrat e BE-së në Prishtinë kreun e Nismës, Fatmir Limaj.

Diplomati i BE-së me këtë të fundit pritet të diskutojë për ecurinë dhe vazhdimësinë e dialogut me Serbinë.

Pas Limajt, pritet që Lajçk të takojë liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Lajçak, gjatë qëndrimit në Kosovë ka zhvilluar takime me krerët institucionalë dhe ata politikë.

Derisa nesër në përmbyllje të qëndrimit treditor pritet të mbajë konferencë për media.

Të tjera