Lajme

Lajçaku thotë se Asociacionin do ta formojë Kosova, prandaj s’duhet të kihet frikë se do të bëhet Republikë Serbe

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 25 January 2023

“Nëse kemi një person që thotë, nga i cili mund të presim të thotë se Republika Serbe është e mirë, është Milorad Dodiku, apo jo? Nuk mund të befasohemi nga kjo. Befasohem që njerëzit frikësohen nga diçka që, nën një nuk ekziston, dhe e dyta që ju vetë do ta formësoni, nuk do të imponohet”.

Kështu u shpreh Miroslav Lajçak, në një intervistë në Rubikon.

Ai tha se Kosova ka rolin e barabartë në dialog si Serbia, dhe se janë partnerë të barabartë, “që i bie ajo çfarë do të jetë do të hartohet nga ju dhe dakordohet nga ju”.

-Advertisement-

“Nuk do të shkruani diçka me të cilën nuk do të pajtoheni. Pika e dytë është se ka modele ekzistuese modele evropiane funksionale. Unë kam 15 analiza të mbrojtjes së pakicave në tryezën time në Bruksel. Disa prej këtyre modeleve ndoshta s’keni dëgjuar për to. Asnjë nga to nuk ka shkaktuar jofunksionalitet ku zbatohet ky model. Kosova e ka dërguar aplikacionin për KiE. KiE ka një kornizë të shkëlqyer ligjore për ta adresua këtë çështje. Mos u frikësoni nga diçka që ju do ta hartoni, kjo është çfarë dua të them. Po humbim shumë kohë, duke biseduar për diçka që nuk ekziston dhe për diçka që ju do të jeni bashkëautor. Sigurohuni se ka për sjellë transparencë, sundim të ligjit dhe qartësi”, deklaroi ai.

“Filozofia ime është që kam qenë gjithmonë kundër krijimit të diçkaje që asnjëherë nuk është provuar diku tjetër më parë. Mendoj që bashkësia ndërkombëtare ka bërë këto gabime në të kaluarën në Ballkan, me daljen e sugjerimeve që nuk ishin testuar në vende tjera. Jo të gjitha kanë funksionuar mirë në Ballkan. Filozofia ime është ta afrojmë rajonin më shumë me BE-në. Të sigurohemi që çdo gjë që propozojmë bazohet në modelet ekzistuese dhe që funksionojnë mirë. Nuk është që marrim mekanikisht një model dhe e sjellim këtu. Shohim çfarë funksionon, eja të krijojmë një model që i përgjigjet më së miri kushteve të Kosovës, por duke u siguruar që funksionon në vendet tjera të BE-së dhe të mos frikësohemi nga diçka që funksionon në vendet tjera evropiane. Nuk do të flasë për modele, sepse menjëherë do të nxisë spekulime, por do të flas për filozofinë, dhe filozofia nënkupton modelet evropiane”, potencoi Miroslav Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera