Lajme

Lajçaku takohet me Cholletin e Escobarin: Kemi të njëjtin lexim të situatës në Ballkan – jemi në një linjë

Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 19 September 2023

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe emisarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak pas takimit tha se është gjithnjë i dobishëm rikonfirmimi se ShBA-ja dhe BE-ja e kanë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor.

“Gjithmonë e dobishme e të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe ne jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara”, shkroi Lajçak, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Këto deklarata të Lajçakut vijnë vetëm një ditë pas konferencës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili akuzoi atë për njëanshmëri ndaj Serbisë në kuadër të dialogut.

Për këtë, Kurti bëri të ditur dje se i ka nisur letër zyrtare Uashingtonit, Berlinit, Parisit e Romës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera