Lajçaku së shpejti në Prishtinë dhe Beograd për t’i vendosur modalitetet e dialogut
Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 09 June 2020
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditëve në vijim do të qëndrojë në Prishtinë dhe Beograd për ta përgatitur terrenin dhe për t’i diskutuar modalitetet në funksion të rinisjes së negociatave mes dy vendeve.
Vizitën e Lajçakut në rajon e kanë konfirmuar zyrtarë të Brukselit, të cilët kanë thënë se janë të gatshëm t’i çojnë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, pa vonesa të mëtejme.
“Koha e saktë dhe qëllimi i dialogut varen nga të dyja palët se si do të vendosin. Bashkimi Evropian është i gatshëm që pa vonesa të rifillojë dialogun drejt normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes dy vendeve. Në funksion të vënies së bazës dhe diskutimit mbi modalitetet me palët, përfaqësuesi special, Lajçak, ditët në vijim planifikon të realizojë një vizitë në rajon”, ka thënë për “Kohën Ditore”, zëdhënësi për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në Komisionin Evropian, Peter Stano, raporton KOHA.
Rol në fazën finale të dialogut synojnë edhe Shtetet e Bashkuara që e kanë caktuar Richard Grenellin, të dërguar të presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi. Në Ambasadën amerikane në Prishtinë i kanë thënë gazetës një ditë më herët se presin veprime të shpejta në funksion të rinisjes së dialogut, teksa kanë kujtuar se njohja e plotë është ajo që duhet synuar në fazën përfundimtare të dialogut. Por nuk kanë treguar nëse amerikanët po përgatitin një takim të radhës mes Kosovës dhe Serbisë.
Rikthimi i palëve në tryezën e negociatave bëhet pas heqjes së taksës nga ish-qeveria Kurti dhe tani heqjes së reciprocitetit nga qeveria Hoti. Serbia kishte kushtëzuar dialogun me heqjen e të gjitha pengesave. Edhe pse partia, së cilës i takon kryeministri Avdullah Hoti kishte premtuar reciprocitet në vend të taksës, LDK-ja u zmbraps nga vendosja e kësaj mase, duke e rrëzuar edhe qeverinë pjesë e së cilës ishte, si përgjigje ndaj kërkesës së amerikanëve. Por Serbia nuk e ka ndalur fushatën për anulimin e njohjeve të Kosovës. Sipas asaj që kanë thënë zyrtarët serbë, Kosova duhet të heqë dorë nga synimi për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare të paktën për gjashtë muaj, nëse dëshiron që Serbia t’i ndalë veprimet për kontestimin e shtetësisë së Kosovës.
Të tjera
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...
-
Vràsja e Gjyljeta Ukellës, dëgjoni hoxhë Enes Gogën i cili tregon se çfarë ndodhi sot në ditën e premte
“Nëse dikush guxon me privu nga jeta pa të drejtë, një person tjetër atëherë ...
-
O’Brien zbarkon në Beograd, nesër mban takim me Vuçiqin
Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamen...
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...
-
Në OKB kërkohet që Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet m...