Lajme

Lajçaku pas takimit me Vuçiqin e Petkoviqin: Folëm për takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zbatimin e marrëveshjes

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 15 March 2024

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, ka qëndruar sot për vizitë në Serbi, ku u takua me presidentin e atjeshëm, Aleksandar Vuçiq dhe drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Lajçak tha se me Vuçiqin dhe Petkoviqin folën për takimin e javës së ardhme në nivel të kryenegociatorëve për zbatimin e Marrëveshjes së Brukeslit.

“Folëm për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, çështjet aktuale të cilat duhet të adresohen urgjentisht dhe zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkroi Lajçak.

-Advertisement-

Më 19 mars në Bruksel do të mbahet takimi i ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve, ku ndër temat që do të diskutohen janë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit e po ashtu edhe çështja e dinarit në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera