Lajme

“Lajçaku i mirë, Lajçaku i keq”, Çitaku i reagon Gërvallës: Jeni joserioz dhe të papërgjegjshëm

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 19 January 2024

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar liderët institucionalë për ndryshim të qëndrimeve në raport me dialogun Kosovë-Serbi dhe akuzat ndaj ndërmjetësit evropianë në dialog, Miroslav Lajçak.

Ajo ka vlerësuar se kjo i bënë ata joserioz, të papërgjegjshëm dhe qesharak.

Çitaku ka shkruar se për shkak të pozitave që mbajnë janë të dëmshme për vendin.

-Advertisement-

“Është i mirë propozimi i BE për asociacionin; Jo nuk është i mirë propozimi i BE; E kemi pranuar propozimin e BE; Nuk e kemi pranuar propozimin e BE; S’ka autonomi për serbët e Kosovës; Ka autonomi për serbët e Kosovës; Lajçak është i mirë; Lajçak është i keq. Ju jeni joserioz, të papërgjegjëshëm, qesharak. E fatkeqësisht për shkak të pozitave institucionale që mbani, ju jeni të dëmshëm”, ka shkruar Çitaku.

Gjatë ditës së djeshme ka qenë, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ajo që tha se ndërmjetësi për dialog Miroslav Lajçak është i dështuar.

“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati”, tha ajo për RTK.

Sipas saj, premtimet që i janë bërë Kosovës nuk e kanë pasur vlerën as 24 orë, derisa ka shkuar Lajçaku në Beograd.

“Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut”, tha Gërvalla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera