Lajçaku i kundërpërgjigjet Gërvallës për “sulmet” që kjo i bëri ndaj BE-së

Autori: Gazeta inFokus
21:34 | 08 July 2023
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pjesë e panelit “Ballkani Perëndimor: Një momentum i ri euro-atlantik” në Forumin e Dubrovnikut, i është kundërpërgjigjur kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla.
Gërvalla e quajti BE-në “tigër letre”, pa unitet, pa storie suksesi, e shumëçka tjetër.
Ndërkaq, Lajçak tha se “BE-ja është larg së qeni perfekt, por është më i miri që kemi”.
“Është unioni më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka union shtetesh në këtë planetë që ka sjellë stabilitet më të madh politik, prosperitet ekonomik dhe respektim të të drejtave… Ende mendoj se bashkimi me BE-në është realizim i ëndrrave të vendeve që po trokasin në dyert e BE-së”, deklaroi Lajçaku.
Ai tha se pse shtetet e Ballkanit Perëndimor, përpos Kroacisë, nuk po arrijnë të bëhen pjesë e BE-së, është për shkak të rezultateve të dobëta nga ta.
“Ballkani Perëndimor ka premtim për t’u anëtarësuar në BE tash e 20 vjet. Rezultatet janë larg ideales. Në këto 20 vjet, vetëm Kroacia ka arritur t’i bashkohet BE-së. Procesi i zgjerimit e ka humbur dinamikën dhe energjinë, dhe është e qartë se diçka duhet bërë. Ironikisht, lufta e agresionit të Rusisë në Ukrainë solli një efekt pozitiv dhe kjo është kuptimi nga ana e BE-së se në Ballkanin Perëndimor kemi punë të papërfunduara dhe duhet të jemi seriozë dhe zgjerimi është kthyer në qendër të vëmendjes. Dhe BE-ja e di që pa anëtarësimin e plotë të partnerëve tanë të BP-së, Evropa s’do të jetë e plotë, nuk do të jetë e lirë dhe nuk do të jetë lojtar global që synojmë të jemi”, tha Lajçaku, teksa shtoi: “Dritarja e mundësisë është e hapur për këto vende, dhe duhet ta shfrytëzojnë, sepse ajo s’rri e hapur përgjithmonë”.
Në ndërkohë, ai foli pashmangshëm edhe për raportet Kosovë-Serbi, dhe për punën e BE-së drejt normalizimit.
Emisari i BE-së tha se duhet zbatuar marrëveshjes mes dy vendeve.
“Rajoni ende po përballet me disa sfida, nevoja për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë është një nga to dhe për mua është strategjike sepse ka ndikim në çdo vend në rajon dhe në bashkëpunimin rajonal, dhe për këtë e kemi dialogun, për këtë arsye BE-ja e ka marrë përgjegjësinë për të lehtësuar dialogun. Vetëm këtë vit, në shkurt dhe mars, arritëm dy rezultate të mëdha në rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo na jep neve një platformë krejt të re dhe një rrugë të qartë drejt normalizimit”.
“Po thosha pas marsit se këto marrëveshje po krijojnë dy marrëdhënie ligjore dhe kontraktuale: njëra mes Kosovës e Serbisë, dhe tjetra mes tyre dhe BE-së sepse përkushtimet nga marrëveshjet bëhen pjesë e rrugës evropiane të Kosovës dhe të Serbisë. Por paralajmërova po ashtu se gjatë rrugës, shoh disa mina rrugore dhe ka rrezik që mund t’i shkelim dhe të devijojmë rrugën. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur, me zgjedhjet lokale të cilat e dimë, së pari bojkoti nga serbët, pastaj patëm një proces të rregullt zgjedhor por dalja shumë e ulët, dhe pastaj pati përpjekje për t’i dërguar kryetarët në ndërtesat komunale, reagimet negative nga popullata lokale, pamje tragjike, dramatike dhe të papranueshme të serbëve që sulmojnë dhe lëndojnë ushtarët e NATO-s dhe më pas më 3 qershor, 27 shtete anëtare të BE-së miratuan një deklaratë me tri elemente kyçe: deeskalim, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin në normalitet. Dhe krejt çka po bëjmë që nga qershori është zbatimi i kësaj marrëveshjeje, dhe po, është një përpjetzë, por po vazhdojmë të punojmë drejt kësaj sepse mendoj se s’ka alternativë dhe më e rëndësishmja, e dimë ku duam të shkojmë, e kemi platformën e marrëveshjen, dhe më së miri do të ishte ta zbatojmë atë”, deklaroi Lajçaku.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Era do të fry...
-
17 të lënduar nga sul*met iraniane ndaj Izraelit
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, ka thënë se Ira...
-
Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm, pasi Izraeli ndërmori sulme ndaj objekteve...
-
Netanyahu: Ka akoma, regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur
Duke iu drejtuar popullit iranian drejtpërdrejt, kryeministri izraelit, Benja...
-
AGK: E mirëpresim aktakuzën ndaj Simiqit dhe personit që sul*moi gazetarët
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur ngritjen e aktakuzë...
-
Ushtria izraelite: Më pak se 100 raketa u lëshuan nga Irani
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se më pak se 100 raketa balistike ...
-
Po përflitet si kandidate e LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, flet Rrezarta Krasniqi
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, po përflit...
-
Nesër në Drenas përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu
Komuna e Drenasit, nën patronatin e kryetarit, Ramiz Lladrovci, organizon nes...
-
Ish-ambasadori izraelit në SHBA: Sul*met e Iranit po dridhin ndërtesat në Izrael
Sulmet hakmarrëse të Iranit kanë tronditur ndërtesat në Izrael, sipas ish-amb...
-
Su*lmi i Iranit ndaj Izraelit, deri tani nuk raportohet për të lënduar nga sulmet në Tel Aviv
Sulmet iraniane kanë rënë në një zonë brenda rajonit të Tel Avivit, por deri ...
-
Irani lëshon raketa drejt territorit izraelit, reagojnë Forcat Ajrore
Forcat Ajrore të Izraelit kanë reaguar menjëherë pas lëshimit të disa raketav...
-
Kurti viziton familjen ish-policit Arbnor Spahiu, premton angazhim maksimal për lirimin e tij
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot familjen e ish-...