Lajme

Lajçaku e Escobari po i vazhdojnë takimet me Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 18 August 2022

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar me takime në Bruksel edhe në mbrëmjen e së enjtes.

Mediat serbe raportojnë se ai po mban takime të vazhdueshme me dërguarin special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Edhe vetë Vuçiq më herët përmes një postimi në Instagram, tha se do të vazhdojë të qëndrojë deri të premten në Bruksel, me qëllim sipas tij, “të arrijë një marrëveshje kompromisi”.

-Advertisement-

Vuçiqi ka paralajmëruar se të premten do të mbajë një adresim për popullin serb, ndërkohë që për të dielën ka ftuar në takim, në Beograd, përfaqësuesit serb të Kosovës.

Ai takimet e së enjtes në Bruksel, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesit e BE-së, i ka quajtur të vështira.

“Ditë e vështirë është pas nesh, e vështirë për të gjithë qytetarët e Serbisë, për të gjithë vendin”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera