Lajme

Lajçak zhvilloi 25 takime në Kosovë, 5 ditë më parë ishte në një takim me ministrin austriak që sot doli me COVID

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 17 October 2020

Miroslav Lajçak për tre ditë sa qendroi në Kosovë, ka pasur 25 takime me përfaqësues institucional, politik, fetar e ambasasorë të huaj. Por një ditë para se të vijë në Prishtinë, diplomati sllovak ka zhvilluar një mbledhje me ministrat e Punëve të Jashtme të BE’së përfshirë edhe atë të Austrisë i cili sot rezultoi pozitiv me koronavirus.

Emisari Special i BE’së Miroslav Lajçak së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Josep Borell kanë pasur të hënën një takim me ministrat e Jashtëm të BE’së. Në këtë takim pjesëmarrës ka qenë edhe kryediplomati austriak Alexander Schallenberg i cili sot ka dalë pozitiv për koronavirus.

Të nesërmen, Lajcak arriti në Kosovë ku u takua fillimisht me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

-Advertisement-

Lajçak ka vazhduar më pas ditën e dytë të vizitës me takime me presidentin Thaçi, liderin e VV’së, Albin Kurti, kryetarin e PDK’së, Veseli dhe të tjeë liderë subjektesh.

Ai gjithashtu ka takuar shefin e BE-së në Prishtinë, ambasadorë të huaj e përfaqësues fetarë.

Pas Kosovës, Lajçak ka vazhduar rrugën për në Serbi ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ende nuk dihet nëse Lajcak ka pasur kontakt të afërt me Schallenberg dhe nëse do të izolohet deri në bërjen e një testi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera