Lajme

Lajçak vjen nesër në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 12 October 2020

Emisari special i BE-së Miroslav Lajçak, ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi është qartë i ndërlidhur me të ardhmen e tyre. Ai sot gjatë një takimi në Luksemburg me ministrat e Jashtëm të BE-së, ka prezantuar raportin për rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi.

“Mirëpres interesimin e sinqertë dhe mbështetjen e fuqishme të ministrave të Jashtëm të BE-së. Diskutimet e sotme konfirmuan se dialogu është qartë i ndërlidhur me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak në Twitter pas takimit.

Ndryshe Miroslav Lajçak, do të vijë nesër në Prishtinë. Lajmin për ardhjen e Lajçakut në Kosovë e ka konfirmuar zyra e Kryeministrit.

-Advertisement-

Lajçak në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera