Uncategorized

Lajçak thotë se i kërkoi mbështetje opozitës për dialog: Takimet ishin konstruktive

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 16 September 2021

Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, tha se takimet me partitë opozitare kanë qenë konstruktive.

Pas takimit me të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj, Lajçak tha se ka kërkuar mbështetjen e tyre në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Kërkova për mbështetje të dialogut, pasi arritja e një marrëveshje përfundimtare është në të mirën e Kosovës. Partitë opozitare kanë eksperiencë në dialogun, dhe për mua ishte e rëndësishme të dëgjojë mendimin e tyre. Po ashtu besoj që do të jenë konstruktiv. I konsiderojë këto takime shumë të rëndësishme dhe jam i kënaqur me rezultatet”, u shpreh Lajçak.

-Advertisement-

Gjatë ditës së sotme, Lajçak është takuar edhe me kreun e PDK-së, atë të LDK-së, e kryeparlamentarin, Glauk Konjufca dhe shefin e grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera