Lajme

Lajçak takohet me Palmerin, zbulon se për çka biseduan

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 26 May 2021

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në Bruksel me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer.

Gjatë këtij takimi ata folën për dialogun si dhe Ballkanin Perëndimor.

“I gëzuar që mirëprita shokun tim të mirë, Matthew Palmer në Bruksel sot. S’ka qenë surprizë që ne biseduam për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera