Lajme

Lajçak takohet me Begajn: I çmoj pikëpamjet e tij për dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 21 September 2023

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar në Neë York me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.

Lajçak ka zbuluar se me Begajn ka biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke shtuar se i vlerëson pikëpamjet e tij për këtë proces.

“Shumë i kënaqur që takova Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn. Çmoj pikëpamjet e tij për rajonin, dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për atë se çfarë na pret në rrugën e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian. Pres t’i vazhdojmë diskutimet tona”, ka shkruar Lajçak.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera