Lajme

Lajçak takohet edhe me Vuçiqin në Davos, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 18 January 2023

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të mërkurën, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Këtë e bëri të ditur Vuçiq me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, në të cilin tha se kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në rajon.

Ndërkohë, sot në të njëjtin forum, Lajçak është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin ka biseduar për hapat e ardhshëm në dialog.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera