Lajme

Lajçak: Takimi i së hënës mes kryenegociatorëve, mundësi e mirë për hapa konkretë përpara

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 12 May 2023

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Beograd, ku ka takuar kreun e vendit, Aleksandar Vuçiq dhe shefin e zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.

Në një postim në Twitter pas këtyre takimeve, zyrtari i BE-së tha se në këto takime është biseduar për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, e cila u arrit më 18 mars në Ohër.

“Në Beograd, takova presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryetarin Petar Petkoviq për të diskutuar mënyrën e ecjes përpara në zbatimin e Marrëveshjes. Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm konkretë”, deklaroi Lajçaku.

-Advertisement-

Kujtojmë se i dërguari i BE-së për dialogun, gjatë ditës së djeshme qëndroi në Kosovë ku pati takime me krerët e shtetit, ndërsa zhvilloi një vizitë edhe në dy Mitrovicat.

Nga ajo e veriut, Lajçaku u largua “i shqetësuar” nga, siç tha, bisedat që i zhvilloi me njerëz të kësaj pjese të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera