Lajçak sot në Serbi për të përçuar mesazh për dialogun
Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 23 November 2021
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, sot po qëndron për vizitë në Beograd.
Lajçak do të ketë takime të veçanta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës Serbe për Kosovën Petar Petkoviq.
Sipas mediave në Serbi, Lajçak sot po i dërgon Beogradit një mesazh se çfarë presin BE-ja dhe vendet anëtare nga vazhdimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.
Emisari evropian raportohet se do të përpiqet të vlerësojë mundësitë për përparim në dialog dhe një takim të qëllimshëm mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti deri në fund të këtij viti, thanë për Tanjug në Bruksel, transmeton Klankosova.tv.
Vizita e tij në Beograd, e më pas në Prishtinë, vjen pas debatit të Këshillit të BE-së për dialogun, por edhe pas një raundi tjetër të pasuksesshëm të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel
“Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së do t’u përcjellë drejtpërdrejt të dyja palëve pritshmëritë e shprehura në debatin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm, ku ai vetë mori pjesë”, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano për Tanjug.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta të ni...
-
Erdogan të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritën që ditën e enjte do të vizitojë Sh...
-
Drejtorja britanike për Evropë takohet me Kurtin, e mirëpret vendimin e Qeverisë për lejimin e mallrave serbe
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ka shkruar të hënën në Facebook ...
-
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale
Faton Klinaku nga OVL- UÇK ka deklaruar se vendimi i sotëm i Qeverisë për rri...
-
Kurti takon shefin e EULEX-it
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punë...
-
Termokos nis sezonin e ngrohjes më 15 tetor
Ngrohtorja e qytetit “Termokos”, ka bërë të gjitha përgatitjet që të fillojë ...
-
Abdixhiku: Kam programin dhe njerëzit më të mirë për ta ndërtuar të ardhmen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se n...
-
Buzhala paralajmëron padi për “gurthyesin”: Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në panelin për politikat e mbr...
-
Tirana në kaos prej protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet pasi ngeci në trafik
Një qytetare në Tiranë i ka dhënë jetë fëmijë së saj në makinë, gjatë rrugës ...
-
Gazetari Dakaj shpjegon inflacionin ndër vite: ‘Ti pagun koston prej 2021-tës’
Rritja e pensioneve prej 20% më shumë ngjalli reagime të shumta në opinion, r...
-
Ambasadorja e Izraelit: Hamasi dhe Hezbollahu po i përdorin civilët si mburoja njerëzore
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, thotë se Hamasi dhe Hezbollahu p...
-
Policia e Kosovës arreston një person për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)- Prizren, ...