Lajme

Lajçak sot në Kosovë, nesër në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 11 May 2023

Vetëm një javë pas takimit të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, sot (e enjte) vjen në Prishtinë, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Emisari Lajçak, pas qëndrimit një ditësh në Kosovë, ku do të ketë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të premten është konfirmuar se do të udhëtojë drejt Serbisë për takim në Beograd me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Përveç takimeve me Kurtin e Vuçiq, Lajçak pritet të takohet dhe me kryenegociatorët, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, me qëllim të përgatitjes së takimit te radhës në nivel kryenegociatorësh.

-Advertisement-

Kjo vizitë vjen në kohë kur Qeveria e Kosovës shkarkoi nga detyra Ekipin menaxhues që hartoi draft statutin Asociacionit dhe replikave të forta mes zëdhënësit të BE-së, Peter Stanos dhe zyrtarëve kosovarë, në lidhje me këtë çështje.

Vizita e Lajçakut synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, konfirmoi zëdhënësi i këtij institucioni, Peter Stano.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera