Lajme

Lajçak sot do të vizitojë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 16 June 2020

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian (PPBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, sot do të vizitojë Kosovën në udhëtimin e tij të parë zyrtar që nga marrja e pozitës së tij të re.

Në Kosovë, Ambasadori Lajçak do të takohet me udhëheqjen politike, përfaqësuesit e partive politike dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, si dhe krerët e misioneve të vendeve anëtare të BE-së.

PPBE-ja planifikon të diskutojë kushtet dhe modalitetet për një rifillim të shpejtë të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, PPBE-ja do të shfrytëzojë këtë mundësi për t’u njohur me situatën në terren.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera