Lajçak: Shoh akte të dhunshme që mund të rilindin në veri, koha për deeskalim është tani

Autori: Gazeta inFokus
19:39 | 27 June 2023
Bashkimi Evropian do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shtensionohet situata në veri. Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se nuk mund të tolerojnë asnjë lloj destabiliteti në fqinjësi dhe se koha për deeskalim të situatës në veri të Kosovës është tani.
Lajçak në konferencën para ministrave të BE-së tregoi çka nënkupton me shtensionim të situatës.
“Kjo kërkon tërheqje të njëkohshme të Policisë dhe të protestuesve nga komunat në veri të Kosovës, kryetarët të punojnë në hapësira alternative, pastaj shpallje të zgjedhjeve të hershme pa parakushte, me pjesëmarrje të serbëve dhe kthim në implementim, që nënkupton përkushtim të besueshëm, duke përfshirë edhe hartimin e draft-statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Dhe, normalisht presim edhe nga Serbia të përmbushë zotimet e veta… Është përgjegjësi e palëve që të ndërmarrin hapa për shtensionim dhe kjo është në interes të qytetarëve”, theksoi ai.
Ai foli për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, derisa u shpreh po ashtu se eskalimi po vazhdon të ndodhë në komunat në veri të vendit.
“Po shoh akte të dhunshme që mund të rilindin sepse eskalimi vazhdon të ndodhë. Pa një marrëveshje për shtensionim nuk mund të kthehemi tek implementimi i vet dialogut. Jemi në një udhëkryq të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Është fatkeqësi që duhet të merremi prapë me menaxhimin e krizave në veri të Kosovës në atë moment kur duhet të fokusohemi në agresionin rus ndaj Ukrainës. Edhe më fatkeqësi është që kriza aktuale po ndodh në një periudhë kur kemi një platformë të qartë për normalizim. Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet që kanë implikime në siguri dhe i shpërqendrojnë nga çështje me rëndësi… Eskalimi i mëtutjeshëm nuk mund të jetë opsion, koha për deeskalim ka ardhur tashmë”, tha ai.
Derisa foli për dhunën që protestuesit serbë ushtruan ndaj institucioneve të sigurisë, Policisë dhe KFOR-it, si dhe ndaj gazetarëve, Lajçak theksoi se presin hetim të mirëfilltë penal dhe dënim për të gjithë kryerësit.
“Dhuna ndaj KFOR-it, mediave dhe Policisë është e papranueshme. Ne presim hetime të mirëfillta penale dhe duhet të ketë dënime për të gjithë ata që kryen vepra të tilla”, tha ai.
Sipas emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës është dëmtuar imazhi i vendeve që synojnë integrimin evropian.
Sa i përket lirimit të tre policëve të marrë peng në territorin e Kosovës nga Serbia, Lajçak tha se ka ndodhur falë bashkësisë ndërkombëtare.

Të tjera
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...