Lajçak: Shkëmbimi i territoreve Serbi-Kosovë, një ide shumë e rrezikshme
Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 27 January 2021
Përkundër pandemisë Covid-19, masave shtrënguese dhe krizës ekonomike, Ballkani Perëndimor mbetet një çështje e rëndësishme për Bashkimin Evropian.
Besueshmëria dhe siguria e tij janë në rrezik. Kështu shprehet i dërguari Special i BE për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, me synimin për normalizimin midis dy vendeve, Miroslav Lajçak, në një intervistë për francezen “Le Monde”.
Zyrtari i lartë i Brukselit flet edhe për një temë që duket si e kaluar dhe harruar në Ballkan: idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, kjo është një ide shumë e rrezikshme.
Çfarë e ndryshon ardhjen e Joe Biden për Ballkanin dhe çfarë mësimesh merrni nga ndërmjetësimi i dështuar amerikan në vitin 2020 midis Serbisë dhe Kosovës?
Lajçak: Treguesit e parë janë emrat e stafit të tij. Ata kanë një histori për shkak të intevisteve të tyre politike dhe njerëzore në rajon.
Në veçanti Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe nënsekretarja e Shtetit për Çështjet politike Victoria Nuland. Ne kemi punuar me ta në të kaluarën dhe i dimë mendimet e tyre.
Gjëja më e rëndësishme për mua është edhe një herë konfirmimi se uniteti SHBA-BE është një faktor vendimtar për suksesin në Ballkan. Ne jemi komplementarë. Gjatë vitit të kaluar, ka pasur konfuzion rreth procesit të nisur nga Uashingtoni, nga Richard Grenell, i dërguari special i Donald Trump. Departamenti Amerikan i Shtetit e ka mbështetur gjithmonë rolin udhëheqës të BE-së.
BE nisi një përpjekje të re në korrik 2020, por erdhën problemet ligjore të Presidentit Hashim Thaçi, i akuzuar për krime lufte …
Lajçak: Po, ne kemi rifilluar dialogun pas një pezullimi 20-mujor. Më shumë se kaq, ne kemi ripërcaktuar procesin. Ne ramë dakord me Prishtinën dhe Beogradin që nuk do të angazhoheshim në një seri negociatash teknike, por në favor të një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese. Asnjë çështje nuk duhet të lihet jashtë, siç janë lënë në të kaluarën. Siç janë pretendimet e ndërsjellta financiare ose mosmarrëveshjet pronësore.
Temat e tjera janë diskutuar, por kurrë nuk përfunduan në zbatim. Pra, të dy palët e dinë saktësisht se çfarë po negociohet. Ne tashmë kemi përfunduar diskutimet për personat e zhdukur, personat e zhvendosur dhe bashkëpunimin ekonomik. Por asgjë nuk zgjidhet pa zgjidhje..
I dërguari special ka dhënë përgjigje edhe për pyetjen që rëndom bëjën perendimorët: “Në fund çfarë do të fitojë Beogradi?“.
“BE është shumë e qartë në premtimet e saj të integrimit, me kusht plotësimin e kritereve dhe kryerjen e reformave të nevojshme. Kosova dhe Serbia e dinë se normalizimi është një parakusht. BE është një entitet shumë i fortë. Ne jemi si një cisternë, që nuk kthehet lehtë. Zgjerimi është një politikë zyrtare e BE, në bazë të angazhimeve të samitit të Selanikut (në 2003)”
Të tjera
-
Nuk votohet në Kuvend Projektdeklarata për raportet e Kosovës me ShBA-në
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që as edhe në seancën e sotm...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave
Pas homazheve te familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, kryeministri i Koso...
-
PDK voton Kryesinë e Re, Bedri Hamza merr mbështetje si kandidat për kryeministër
Këshilli Drejtues i PDK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës me ftesë të krye...
-
Osmani: Strategjia e regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja etnike
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën ndaj familjeve Boguje...
-
KQZ: Qendrave të Votimit në veri, funksionale për 21 prill
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhje e sotme ka prezantua një ra...
-
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi: Autorët të sillen para drejtësisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi masakrën e familjeve Bogujevci e D...
-
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj – nuk e përjashton mundësinë e grevës
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka shprehur s...
-
PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme
Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka propozuar 9 qershorin, si datë për zgj...
-
25 vjet nga masakra e Izbicës: Muhamet Alidemaj, i vetmi i dyshuar që po gjykohet
Sot bëhen 25 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore ...
-
Konstituohet grupi i punës në Komisionin e Ligjeve
Ditën e sotme është konstituuar grupi i punës në Komisionin e Ligjeve, ku do ...
-
Kurti: Vlerat themeltare të KiE-së i rrinë natyrshëm qeverisjes sonë
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të ...