Lajme

Lajçak për takimin ku ishte edhe Osmani: Iu përgjigjem pyetjeve dhe shqetësimeve të liderëve

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 20 September 2023

Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që kanë pasur në Nju Jork me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Lajcak ka thënë se kanë pasur diskutime interesante dhe se kanë biseduar në detaje për procesin e zgjerimit dhe se u janë përgjigjur të gjitha pyetjeve legjitime dhe shqetësimeve që krerët e gjashtë shteteve kanë pasur.

“Diskutim interesant dreke i organizuar nga Josep Borell me gjashtë Presidentët e Ballkanit Perëndimor në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ne folëm në detaje për zgjerimin dhe iu përgjigjëm pyetjeve dhe shqetësimeve legjitime që kishin liderët”, ka shkruar Lajcak.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera