Lajme

Lajçak për takimin e ardhshëm në Bruksel: Shpresoj t’i tejkalojmë dallimet

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 01 April 2024

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka uruar festën e Pashkëve, njëherësh ka njoftuar edhe për takimet që kishte javën e kaluar me kryenegociatorët në kuadër të dialogut.

Lajçak, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen sërish këtë javë në Bruksel.

:Gëzuar Pashkët për të gjithë që festojnë! Java para pushimit të Pashkëve ka qenë një javë e shkurtër edhe pse intensive. Të hënën prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe të Serbisë, drejtorin Petkovic, për të vazhduar diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Sipas Lajçak, të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre dhe në fund u konkludua se do të nevojitet një takim tjetër.

“Të dy palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se, të enjten, do të jemi në gjendje të kapërcejmë dallimet e mbetur ”, shkruan Lajçak në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera