Lajme

Lajçak pasdite takohet me Vuçiqin, temë edhe vendimi i fundit i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 20 Shtator 2021

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak po zhvillon një vizitë dy-ditore në Serbi. Kjo vizitë, ashtu si vizita e javës së kaluar në Kosovë, po bëhet në kuadët të një tjetër përpjekjeje të BE-së për t’i mbajtur palët në dialog.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, në një konferencë për media tha se Lajçak pasdite do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe më pas do të flas edhe me palën e Kosovës lidhur me vendimin e fundit të Qeverisë për targat, raporton Gazeta Express.

“Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në Beograd dhe në takimin me presidentin Vuçiq, këtë pasdite, do ta adresojë situatën dhe pas disa orëve do të flasë edhe me lidershipin politik të Kosovës për ta adresuar këtë çështje”, tha Stano.

-Advertisement-

Ai tha se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy