Lajme

Lajçak pas takimit me Bislimin dhe Petkoviq: Është koha për përparim të vërtetë

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 16 November 2021

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot është takuar me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Takimi me të dy palët është bërë ndaras.

Lajçak përmes një cicërime në Twiter tha se tani është koha për ‘përparinm të vërtet’ sa i përket çështjes së dialogut.

-Advertisement-

“Sot prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre për takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në Dialog. Unë gjithashtu i informova ata në FAC të së hënës dhe përsërita pritshmëritë e Shteteve Anëtare. Është koha për përparim të vërtetë”, njoftoi Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera