Lajme

Lajçak nuk e përmendi Kosovën në një postim të tij, reagon Çitaku

Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 16 April 2021

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se dje gjatë ditës ka zhvilluar një takim virtual me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

“Pata një video-konferencë të parë shumë të dobishme sot me Besnik Bislimin, zv/Kryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. Ne ramë dakord të vazhdojmë bisedën tonë së shpejti”, shkroi Lajçak.

E pasi, Lajçak nuk e përmendi fare Kosovën në postimin e tij në Twitter, ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

-Advertisement-

“Unë mendoj se ideja këtu është që të gjenerojmë njëfarë kureshtjeje dhe t’i bëjmë njerëzit të kërkojnë në Google për zv/kryeministrin Bislimi. K O S O V O”, shkroi Çitaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera