Lajme

Lajçak njofton për takimin e ekspertëve të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për targat

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 18 November 2021

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se janë takuar ekspertët e delegacioneve të Kosovës e Serbisë për targat.

Ai përmes një shkrimi në Twitter tha se delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve.

“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot për takimin e dytë të Grupit Punues për Targat në Bruksel. Delegacionet u angazhuan në mënyrë konstruktive dhe vazhduan shkëmbimin e mendimeve”, shkroi Lajçak.

-Advertisement-

Tutje, Lajçak tha se inkurajon që të gjendet një zgjidhje e përheshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera