Lajçak nga shtatori me post të ri
Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 29 March 2024
Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog Miroslav Lajçak do të largohet nga ky post në fund të muajit gusht.
Sipas burimeve mirë të informuara Lajçak pritet të emërohet për ambasador të BE-së në Zvicër, post të cilin sipas të gjitha gjasave do ta ushtrojë nga shtatori.
Miroslav Lajçak, më 1 prill, shënon katërvjetorin e emërimit në postin emisarit evropian për dialogun mes Kosovës e Serbisë. Mandati i tij skadon në fund të muajit gusht.
Ndërkohë, akoma nuk dihet se kush do të jetë pasardhësi i Lajçakut në procesin e dialogut. Ndonëse diskutimet brenda strukturave do të fillojnë qysh tani, megjithatë emërimi i këtij personi pritet të bëhet pas zgjedhjeve evropiane, meqë fillimisht duhet vendosur për shefin e diplomacisë evropiane, post të cilin aktualisht e mban Josep Borrell.
Emërimi i Lajçakur është pjesë e rotacionit të madh brenda strukturave evropiane. 42 emra të rinj janë emëruar për ambasadorë të Bashkimit Evropian në botë.
Në mesin e tyre është konfirmuar edhe shefi i ri i zyrës së BE-së në Kosovë.
Diplomati estonez Aivo Orav do të udhëheqë me zyrën e Brukselit në Prishtinë.
Njëjtë sikurse Lajçak në Zvicër edhe Orav do e merr detyrën më 1 shtator të këtij viti.
Orav ka përvojë mbi 30-vjeçare në diplomaci. Aktualisht shërben si ambasador i Estonisë në Bashkimin Evropian. Ai është njëkohësisht njohës i rrethanave në Ballkanin Perëndimor, meqë ka shërbyer në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...