Lajme

Lajçak nesër në Kosovë, në këtë orë pritet nga Kurti në takim

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 10 May 2023

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë.

Ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ora 07:30 të mëngjesit, në Qeverinë e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

-Advertisement-

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftim.

Pas Prishtinës, Lajçak do të shkojë për vizitë në Beograd të premten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera