Lajme

Lajçak në SHBA, Joseph e përgëzon për marrëvëshjen e fundit Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 05 October 2021

Profesori amerikan, Edward Joseph, e ka përgëzuar Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për marrëveshjen e arritur në Bruksel për çështjen e targave, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Joseph ka thënë se e ka përgëzuar Lajçakun për uljen e tensioneve në veri me ndërmjetësimin e marrëveshjes.

” I nderuar të takohem me Miroslav Lajçakun për diskutime të shkëlqyeshme e të gjera. Përgëzime për ndërmjetësimin e marrëveshjes së shpejtë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Joseph.

-Advertisement-

Ndryshe, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak po e zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vizita e Lajçak në SHBA është e para prej kur ai e mban postin e të dërguarit special të BE-së.

“Sapo mbërrita në Washington DC për vizitën time të parë në SHBA në cilësinë time aktuale si Përfaqësues Special i BE-së. Mezi pres të takohem me miqtë amerikanë këtu dhe në New York”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak javën e kaluar e ndërmjetësoi takimin mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e arritur të enjten për shtensionimin e situatës në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak pas 13 ditësh.

BE-ja mori parasysh edhe kërkesën e Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën e cilësoi si shqetësim./G

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera