Lajçak në Prishtinë – Pas pak pritet të takohet me Besnik Bislimin

Autori: Gazeta inFokus
19:35 | 06 November 2023
Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi pritet ta takoj sonte emisarin për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Lajmin e ka konfirmuar Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit të Kosovës.
“Për detajet mbi takimin do të ketë një komunikatë për media pas përfundimit të tij”, ka thënë ai për KosovaPress duke mos dashur të jep më shumë detaje.
Ndryshe, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndodhet për një vizitë të paparalajmëruar dyditore në Kosovë.
Drafti për themelimin e asociacionit pritet të jetë tema kryesore e takimeve që Lajçak pritet t’i ketë në Kosovë. Krahas kësaj do të diskutohen edhe “çështje tjera” si dhe përgatitja e një takimi në kuadër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve.
Vizita vjen në kohën kur në Kosovë po zhvillohet debat rreth draftit për themelimin e asociacionit, të cilin kah fundi i tetorit ua kanë paraqitur emisarët euro-amerikanë.
Kurti pati deklaruar se ai kishte ofruar që ky draft, sikurse dhe Marrëveshja bazë dhe Aneksi për implementim i Marrëveshjes së Ohrit, të nënshkruhen.
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell kishte thënë se “kushtëzimet e palëve, që ishin të papranueshme për palën tjetër, ishin pengesë për pajtim”, por në një deklaratë të përbashkët pas samitit të BE-së, liderët e tri shteteve më të mëdha bënë ftesë që Kosova të nisë themelimin e asociacionit, ndërsa Serbia të njohë de facto Kosovën.

Të tjera
-
“Za ku t’kam moj çifteli” – Interpretim i rrallë nga dy të rinjtë e fshatit Mleqan në emisionin “Zgjohu”
Dy të rinj nga fshati Mleqan kanë sjellë një interpretim të veçantë të këngës...
-
Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës
Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, PISA ka përfunduar në Kosovë...
-
Aksident tragjik me Jet Ski në Shkëmbin e Kavajës, humb jetën një turist anglez
Një 34-vjeçar nga Anglia ka humbur jetën dhe një 31-vjeçare është plagosur rë...
-
Kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas pritet me ceremoni shtetërore në Prishtinë nga presidentja Osmani
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot me ceremoni ...
-
Ministri i Jashtëm i Tanzanisë arrin në Kosovë
Me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, në Kosovë arrin ministri i Jashtëm i Ta...
-
Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për jetë të dinjitetshme ...
-
Vdes një 34-vjeçar në bregdetin e Durrësit, një 31-vjeçare në gjendje të rëndë, dërgohet për në spital
Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. Një 34-vjeçar...
-
Gjendet 14 vjeçarja nga Fushë Kosova që ishte raportuar e zhdukur
Është gjetur 14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala, e cila ishte rapor...
-
Me ftesë të Osmanit, në Kosovë arrin kreu i shtetit të Antigua dhe Barbudas
Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, në Kosovë ka arritur për vizitë zyrtare...
-
Francë: Dy të vdekur, mbi 500 të arrestuar gjatë festimeve pasi PSG fiton Ligën e Kampionëve
Dy persona kanë vdekur, qindra janë arrestuar dhe janë djegur vetura në Franc...
-
Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë në Pejë
Është identifikuar personi që humbi jetën në një vetaksident të rëndë, i ndod...
-
Shtrenjtimi i energjisë për prodhuesit vendor, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka r...