Lajme

Lajçak në Londër takohet me Peach, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 30 March 2023

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të mërkurën ka udhëtuar për në Londër, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë britanikë me të cilët ka shkëmbyer qëndrime mbi dialogun.

Lajçak gjatë kësaj vizite ka takuar ministrin për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe të dërguarin e këtij vendi për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

“Pata sot një ditë të plotë me takime produktive në Londër për të shkëmbyer qëndrime mbi dialogun dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi me ministrin për Evropën në Britani të Madhe, Leo Docherty, me mikun tim të dashur Lord Peach dhe ekipin e Zyrës së Jashtme, të Komonuellthit dhe të Zhvillimit”, ka shkruar ai në Twitter.

-Advertisement-

Ndryshe, Lajçak paraprakisht ka vizituar Berlinin, ku ka zhvilluar disa takime intensive në institucionet gjermane për konsultime rreth procesit të dialogut.

“Pas një dite intensive në Berlin të mbushur me takime në Kancelari, Zyrën Federale të Jashtme dhe Bundestag, tani do të shkoj në Londër për dy ditë për konsultime rreth dialogut”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera