Lajme

Lajçak në Beograd, Vuçiq thotë se nuk e nënshkruan kapitullimin e Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 13 March 2023

Pas vizitës në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, nis të hënën vizitën në Beograd. Në Serbi sllovaku pritet të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq, në përpjekjet e fundit për t’i koordinuar hapat për takimin e radhës që mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut me 18 Mars.

Fokusi i bisedimeve pritet të jetë rruga drejt zbatimit të Marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dy liderët, kryeministri kosovar Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, në takimin e 27 shkurtit në Bruksel arritën një pajtim “preliminar” për planin e ashtuquajtur franko-gjerman.

-Advertisement-

E pas takimeve në Prishtinë me liderët shtetëror, presidenten Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe liderët opozitarë, emisari Lajçak u shpreh optimist se pala kosovare i thotë po dokumentit 11 nenesh të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga SHBA.

Ndërsa presidenti serb, Vuçiq ka thënë për mediet në Beograd, se Serbia nuk do të pajtohet e as nuk do të qëndrojë e heshtur lidhur me anëtarësimin eventual të Kosovës në Kombet e Bashkuara si dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Nuk më shkon në mendje ta nënshkruaj kapitullimin e Serbisë”, ka thënë ai.

Ndërsa Lajçak në prag të vizitës në Serbi, shprehet optimist se palët do ta nënshkruajnë marrëveshjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera