Lajme

Lajçak mbështetet për përpjekjet në dialogun Kosovë-Serbi gjatë takimit me ambasadorët e BE-së në Kombet e Bashkuara

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 07 October 2021

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim në New York me ambasadorët evropianë të BE-së.

Lajçak ka marrë përkrahjen për përpjekjet e avancimit në dialogun mes dyja vendeve.

“Faleminderit Miroslav Lajçak për shkëmbimet e shkëlqyera me ambasadorët e BE-së në nisje të vizitës në Kombet e Bashkuara. Mbështetje e plotë për përpjekjet tuaja për përparimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Samiti BE-Vendet e Ballkanit Perëndimor i kësaj jave shfaqi angazhimin e fortë të BE-së për partnerët tanë të afërt”, thuhet në qëndrim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera